Në orët e vona të natës, menjëherë pas përfundimit të “Prime”-it, Jonida Maliqi ka mbledhur sendet personale, ka marrë valixhen dhe është larguar nga ferma.

Deri në atë moment, Jonida kishte qenë një nga figurat më të përfolura të këtij edicioni. Pjesë aktive e tensioneve, diskutimeve, ritmit të brendshëm të formatit. 

Brenda fermës, reagimet nuk kanë munguar. Në ajër kanë nisur të qarkullojnë versione të ndryshme, sikur secili po përpiqet të plotësojë një histori që askush nuk e di saktësisht. Mes aludimeve, është përmendur edhe një episod i quajtur “sfida e bajgave”, si një moment që mund të ketë qenë pika e fundit.

Ajo që mungon është fjala e vetë Jonidës. 

Tani mbetet për t’u parë nëse ajo do të zgjedhë të flasë, apo do ta lërë këtë kapitull të mbyllet kështu në heshtje.