
Këngëtari Blero dhe partnerja e tij, Eronita, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.
Përmes një postimi të ëmbël në rrjetet sociale, ku shfaqen duart e çiftit duke mbajtur një palë atlete të vogla të kuqe, ata kanë ndarë emocionet e tyre me ndjekësit me mbishkrimin emocionues: “Fëmija po vjen… Ai tingull i vogël ndryshoi botën tonë përgjithmonë.”
View this post on Instagram
Ky lajm vjen vetëm pak muaj pasi dyshja kurorëzoi dashurinë e tyre me një martesë në fillim të këtij viti.
Për Eronitën ky do të jetë fëmija i saj i parë. Ndërsa për Bleron, ky është fëmija i dytë, pasi ai është tashmë baba i një vajze, Tarës, nga martesa e tij e mëparshme me aktoren e njohur Teuta Krasniqi.
