E ulur mes banorëve të “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti ka hapur një kapitull shumë personal të saj. 

Në një bisedë me Ervinin, ajo ka folur për partnerin e saj, një djalë me origjinë nga Polonia, disa vite më i ri në moshë, dhe për raportin e tyre që, sipas saj, është i komplikuar, por i pashkëputshëm.

“Kam marrë një shtëpi me qira në Sauk. Shtëpinë time e kam dhënë me qira që të fitoj ndonjë lek më shumë për atë, të sëmurin. Është një sakrificë që e kam bërë për dashurinë. Ai s’ma ka shpërblyer fare, është shumë i egër,” – u shpreh ajo.

Më tej, ajo rikthehet në fillim duke treguar si gjithçka nisi.

“Po kishte nja dy-tre vjet që më shkruante në Facebook. I thashë, ‘ç’ne ke unë ti?’ Ai nuk dinte asnjë fjalë shqip, fliste anglisht. I përktheja ato shkrimet e tua automatikisht tha dhe mendova ‘tek kjo grua mund të gjej diçka’. Kur erdhi i thashë unë ‘po çfarë të bëj unë me ty, ti je shumë i ri’, ‘më vonë’-tha, ‘do e marrësh vesh që jam më plak se ty’. Kam shumë momente me të, ndaj nuk ndahem dot.”