Modelja dhe sipërmarrësja Hailey Bieber ka zbuluar se dëshiron të zgjerojë familjen me bashkëshortin e saj, Justin Bieber, por ende nuk është e sigurt për numrin e fëmijëve.

Hailey, e cila është nënë e një djali 19-muajsh, Jack Blues Bieber, tha se dëshira për më shumë fëmijë është e qartë, por vendimet do t’i marrë me kohën.

“Patjetër që dua më shumë se një, por po e marr hap pas hapi,” u shpreh ajo në një intervistë për revistën Interview, të publikuar më 14 prill. “Ka ditë që dua dy. Ka ditë që dua pesë.”

29-vjeçarja tregoi gjithashtu se ideja për të krijuar familje ka qenë gjithmonë pjesë e saj.

“Gjithmonë kam dashur të martohem dhe të kem fëmijë që në një moshë shumë të re,” shtoi ajo.

Për momentin, Hailey po shijon çdo moment me djalin e saj, duke e përshkruar përditshmërinë si një eksperiencë shumë emocionale.

“Fëmijët janë kaq të ëmbël në mëngjes kur zgjohen. Janë kaq të butë,” tha ajo.

Ajo tregoi se djali zakonisht zgjohet rreth orës 7:30 dhe se përpiqet të jetë pranë tij sa më shumë që të mundet.

“Djali im pëlqen të bëjë kafe me mua. Kalojmë kohë bashkë si familje në mëngjes dhe më pas unë vazhdoj me stërvitjen,” tregoi Hailey për rutinën e saj.

Sipas saj, pjesa më e bukur e mëmësisë është të shohësh rritjen e fëmijës çdo ditë.

“Ata rriten kaq shpejt dhe ndryshojnë shumë. Ka gjithmonë emocion. I sheh duke përjetuar jetën për herë të parë dhe ndihesh sikur e përjeton edhe ti me ta,” u shpreh ajo.

Megjithatë, kjo përvojë nuk vjen pa ankth. Hailey pranoi se e ardhmja e djalit të saj e shqetëson.

“Bota në të cilën ai po rritet është shumë e frikshme dhe duket e errët kur mendon për të ardhmen,” tha ajo, duke shtuar se përpiqet të ketë besim.

Ajo tregoi gjithashtu se lutet çdo mbrëmje me djalin e saj para gjumit.

“Për sa kohë ai rritet në një ambient plot dashuri dhe i bukur, kjo është gjithçka që mund të shpresoj,” përfundoi Hailey.