Hey, përshëndetje vajzat e revistës Class! Jam unë Anta, dhe erdhi ai moment i javës që mund të flasim për kujdesin ndaj lëkurës dhe jo vetëm! Java që po lemë pas nuk ka qënë shumë e qëndrueshme përsa i përket temperaturave, por pritet që ato të rriten shumë shpejt ndaj dhe ne duhet të bëhemi gati t’u bëjmë ballë! Por si? Cilat janë ato veprime apo edhe zakone të reja që duhet të përqafojmë që të kemi një lëkurë sa më të shendetshme përgjatë stinës së nxehtë?

1.       Tregohuni të zgjuara. Si e lani fytyrën tuaj?

Përpiquni të zgjidhni produkte sipas tipit tuaj të lëkurës. Nëse në dimër përdornit një larës në formë qumështi, shumë hidratues, kaloni në dicka më të lehtë në formë xheli ose shkume.

 

2.       Përdorni scrub në të gjithë trupin tuaj!

Aq shumë sa ju kam folur për efektet që ka nje aplikimi i nje scrubi për fytyrën, besoj se ka mjaftuar që ju ta keni bërë pjesë të rutinës tuaj! Por mos harroni se njësoj i rëndësishëm është aplikimi i scrubit dhe në lëkurën e trupit! Do t’ju ndihmojë që të qëndrojë më e butë, por ndihmon dhe me qarkullimin e gjakut dhe celulitin.

 

3.       Ndryshoni hidratuesin tuaj!

Lëkura jonë ndryshon përgjatë stinëve, ndaj gjithmonë sugjerohet që gjatë stinës së pranverës ose verës të ndryshojmë dhe kremin tonë hidratues. Zakonisht zgjedhim formula që hidratojnë dhe ushqejnë lëkurën shumë mirë, por janë ose me përmbajtje më të lartë uji, ose janë krem në formë xheli që përthithet me shpejt nga fytyra.

 

4.       Mos harroni kremin e diellit!

Në mëngjes vendosni gjithmonë kremin tuaj të diellit, dhe riaplikojeni cdo 2 orë nëse jeni të ekspozuar. Nëse vendosni make up, aplikojeni kremin e diellit poshtë make up-it tuaj!

 

A e dini se ju duhen vetem 21 ditë që të krijoni një rutinë të re, ndaj filloni prej sot!

Lexohemi javën që vjen,

Anta