Xheni: Mundem?
Aleks: Po patjetër, përshëndetje!
Xh:Përshëndetje (takim duarsh)
A: Uluni ju lutem.
Xh: Faleminderit!
A: Atëherë, çfarë kemi këtu (sheh cv) Xheni.B, e diplomuar në drejtësi, drejtësi në shtet besoj?
Xh: Po, po, patjetër!
A: Okej, 2 vjet eksperiencë te FISK sh.p.k. Më fol pak për këto dy vitet e punës.
Xh: Eh, puna, puna të lodh kur e bën e jo më ta shpjegosh (qesh).
A: (buzëqesh i çuditur) Po, a të pëlqente si pozicion, s’besoj se e ke zgjedhur drejtësinë me zor.
Xh: Me zoor? Kush tha? Unë asgjë s’bëj me zor.
A: Mmm, mirë pra, meqë flet pak dhe shkurt, të të gjej një pyetje të flasësh pak më gjatë. Pse e zgjodhe drejtësinë, më thuaj.
Xh: Ah kjo po që është pyetje! Mund t’jua shpjegoja dhe shkurt, poor, meqë e donit gjatë...Që kur kam qenë e vogël jam përpjekur gjithmonë ta gjej veten në një fushë ku të kisha talent dhe për ta zbuluar provova shumë gjëra, duke e nisur me muzikë, pastaj me kërcim, konkurse bukurie, gjithmonë në kërkim. Po e ça fitove, ça fitove në fund do thoni ju? Asgjë, thjesht asgjë, një humbje kohe totale dhe vetëm vende të dyta. Në muzikë, zë nuk kisha, kurse si miss duhej të mos flisja fare dhe të qeshja pa arsye, të tjerat pastaj, më mirë as që mos t’i përmend. Por a nuk është e drejtë që njeriu të bëjë në jetë atë që di të bëjë më mirë? A nuk duhet ta japim kontributin aty ku kemi talentin? Dhe mos më pyesni nga e di që drejtësia është talenti im, sepse të tilla gjera, të tilla gjëra nuk shprehen me fjalë, por n.q.s. ju më zgjidhni në ekipin tuaj, do të jem e lumtur që çdo ditë përgjigjen t’jua tregoj me vepra. Huuh, mbarova, por meqë e donit gjatë...se u ngrita dhe pak në këmbë, nga entuziazmi, më falni.
A: Ju lutem, pa problem, thuajse mbaruam…

Ndërkohë kureshtarja Lornë, duke mos pritur dot sesi po shkonte takimi, ngrihet nga vendi i saj dhe në majë të gishtave shkon të shohë se ç’bëhet në zyrën e shefit.

A: Atëherë faleminderit, do t’ju njoftojmë n.q.s jeni përzgjedhur. Suksese!
Xh: Faleminderit juve, mirupafshim, punë të mbarë!
A: Kalofshi mirë!

Lorna: Hë, si shkoi?
Xheni: Keq, duhet një mrekulli të më marrin…
Lorna: Do të të marrin, e sigurt.
Xheni: Gjithsesi ty, m’u bë shumë qejfi që të njoha.
Lorna: Edhe mua, ik tani dhe ma lër mua në dorë...do dëgjohemi shumë shpejt.
Xheni: Thua?!

Lorna, i bie derës së shefit dhe e hap:

Aleks: Lorna, hajde.
Lorna: Si t’u duk?
Aleks: Biondja? Pfff, siii..bionde
Lorna: Ashtu dhe ty, ë? Ashtu m’u duk dhe mua në fakt, po kur po flisja, se erdhi pak më herët dhe bëmë çik muhabet, gjeje ç’më tha, kishte ikur nga puna sepse e kishin ngritur në detyrë
Aleks: Te FISKU-u?
Lorna: Po, pse ta tha?
Aleks: E kishte në CV, kishte punuar atje 2 vjet si asistente ligjore.
Lorna: Fiiks dhe ika se s’kam nevojë për lekë tha, po me ate punë që më dhanë atje 10 orë në ditë më mirë të vdisje dhe sigurisht që as mund ta refuzoja pasi do të ngjaja komplet e paaftë. Me sa duket, do jetë e pasur, leje.
Aleks: Domethënë ti thua...
Lorna: Unë them merre, Ale.
Aleks: E pasur...epo…ok pra, po s’kërkoi rritje rroge dhe punon gjithmonë deri në 5. Fundja na duhet dhe shpejt një asistente. Njoftoje, fillon të hënën.
Lorna: Ok (mbyll derën) "yeees".

Xheni ndërkohë në rrugë. Mesazh në WhatsApp:
Megi: Ça ndodhi? Si shkoi? Si ishte?
Emi: Si ishte si ishte? Plak, matuf, apo të dyja?
Xheni: Suuuper plak, 35 vjeç, kokrra yyyllit :'( :'( do qaaaaaj.
Megi: Boooo, varja, ishallah s’ta var
Emi: Po poooo s’ja var thotë…vtm po të jetë gei
Megi: Em zhduku nga linja, urgjent
Emi: Zot, kush fillon prp nga cv-të
Megi: Zhdukuuuu