Për të fituar famë në mënyrë të menjëhershme nga një njeri i zakonshëm në një personazh publik, me siguri të gjithë përmendin vetëm një emër: Big Brother. Por nëse për disa prej atyre që fituan këtë kompetiocion fama u zbeh shumë shpejt pas tij, ky nuk është rasti i Arbër Òªepanit. 10 vjet më parë, ai e dinte shumë mirë se Ò«farë do të bënte pasi të dilte nga Big Brother (e fitonte apo jo), sepse e dinte që për të pasur sukses në jetë dhe për të arritur objektivat që i ke vënë vetes, duhet të punosh fort. Këtë gjë, Arbri po e bën prej vitesh. Të gjithë fillimisht e njihnin si fituesin e Big Brother dhe si birin më të mirë të Ò«do nëne, vëllain më të mirë të Ò«do motre, partnerin më të mirë të Ò«do vajze. Por me kohën, Arbri nuk tregoi se është më i miri i të gjithëve, por që nuk ka konkurrentë në gjërat që bën.

Sot, 10 vjet pasi emri i tij u bë publik për herë të parë, Arbri është një prej zërave më të fortë të shoqërisë civile. Nëse ka protesta kundër mbetjeve, Arbri është gjithmonë aty (bashkë me të gjithë familjen), por është zëri i lartë edhe kur të gjithë heshtin ndaj padrejtësive me Tokën tonë.

Megjithatë, në një profil tjetër të vetes, jashtë atij që tashmë keni krijuar nga ekrani, Arbri e tregon edhe në Pyetësorin e Proustit, ku rrëfen, jashtë klisheve, se ëndërron një botë më të paqtë e pa dhunë, që një ditë, nipërit dhe mbesat e tij të shijojnë atë për të cilin ai ka luftuar më shumë: botën e drejtë.

Cila është pika më e thellë e mjerimit për ty?

Mendoj se njeriu mund të arrijë pikën më të thellë të mjerimit, kur kupton që gjithÒ«ka që ka bërë në jetë nuk ka shërbyer për të lënë asgjë të mirë për ata që do të vijnë më pas. Aty humbasin idealet, ëndrrat, shpresat dhe kthehesh në një frymor që numëron ditët, derisa edhe fryma të të lërë.

Nëse do mund të zgjidhje, ku do të të pëlqente të jetoje?

Në një vend ku njeriu jeton në harmoni me natyrën - ku Ò«do gjallesë, pavarësisht nëse është e dobët apo e fortë, gëzon të drejta dhe vlerësim të barabartë. Në një vend, ku dashuria mbizotëron mbi luftën dhe dhunën. Kur të gjeni një vend që ka këto karakteristika, ma thoni edhe mua emrin, sepse aty dua të jetoj.

Çfarë është lumturia për ty?

Lumturia e njerëzve që kam afër. Nuk do mund të jetonim asnjëherë të lumtur, në qoftë se ata që kemi në krahë nuk janë të lumtur.

Për cilat gabime ndihesh më shumë fajtor?

Për ato gabime që i përsëris më shumë se dy herë dhe nuk zë mend që nga hera e parë.

Cilët janë heronjtë dhe heroinat e tua në letërsi?

Si i shkolluar në Histori dhe Trashëgimi Kulturore dhe si admirues i simbologjisë dhe mistereve të antikitetit, kam një debulesë të veÒ«antë për Robert Langdon, heroin e romaneve të të famshmit Dan Brown, i cili, për mendimin tim, pavarësisht faktit se mund të konsiderohet tejet komercial për gustot e disave, është një autor që arrin në mënyrë të jashtëzakonshme të lidhë simbologjinë, faktet historike dhe trillimin me njëra-tjetrën duke e mbajtur lexuesin të gozhduar derisa të përfundojë të gjitha faqet e librit dhe të zbërthejë misterin, sigurisht. 

Cilat personazhe të historisë vlerëson më shumë?

Ata që kanë arritur të kryejnë vepra të jashtëzakonshme, pa qënë nevoja t’i kryenin me dhunë. Mahatma Gandhi, Martin Luther King apo Mandela janë vetëm disa prej tyre. Sot, falë tyre, njerëzimi mund të ndjekë shembuj frymëzimi për të ndryshuar botën jo me plumba, por me dashuri.

Po heronjtë e jetës reale?

Familja ime! Pa më të voglin dyshim Ò«do pjesëtar i saj është një frymëzim i vazhdueshëm për mua, ndershmërie, thjeshtësie dhe dashurie.

Piktori i preferuar?

Leonardo Da Vinci, në të gjithë dimensionin e tij artistik.

Muzikanti i preferuar?

Kompozitori Hans Zimmer. Besoj është në piedestalin e kompozitorëve më të mëdhenj që ka nxjerrë njerëzimi, por në ndryshim nga të tjerët që nuk janë më midis nesh, atë kemi fatin ta dëgjojmë akoma live edhe sot. 

Cilësia që admiron më shumë te një burrë?

Mirësia.

Po te një grua?

Mirësia.

Virtyti i preferuar?

Mirësia.

Aktiviteti i preferuar?

Leximi, sportet e natyrës, ushqimi dhe ushqyerja e shëndetshme dhe fermentimi i rakive. 

Tom Hanks, Cast Away

Nëse do të ishe një person tjetër, kush do të ishe?

Tom Hanks tek Cast Away.

Tipari yt më i spikatur?

Doni më për Belulin?

Po tipari që vlerëson më shumë te miqtë?

Pozitivitetin, buzëqeshjen dhe dëshirën për të dhuruar dashuri.

Cili është defekti yt më i madh?

Kokëfortë si mushka, por jo deri në idiotësi.... tërhiqem një hap para se të bie në greminë :P

Nëse do të ishe një objekt, ose një kafshë, çfarë do ishe?

Qeni im Cody.

Ngjyra e preferuar?

E gjelbër.

Lulja e preferuar?

Genciana. Lule e alpeve me veti kuruese të jashtëzakonshme që emrin ia ka dhënë perandori i fundit ilir, Genti.

Shpendi që të pëlqen?

Pelikani kaÒ«urrel i Karavastasë.

Cilët janë shkrimtarët e tu të preferuar?

Ernest Hemingway.

Po poetët?

Pablo Neruda.

Cila është gjëja që nuk e pëlqen fare?

Mishi dhe të gjitha nënproduktet e tij. Njeriu mund të jetojë shumë më shëndetshëm duke mos therur asnjë qënie të gjallë.

Çfarë dhuntie do doje të kishe?

Duket shumë klishe…. por do doja vërtet të ndaloja Ò«do vuajtje në Tokë. Është mizore teksa mendon që ndërkohë që 5 gëzojnë, 25 të tjerë vuajnë nga sëmundje, luftëra dhe persekutime. Bota është shumë më e bukur kur është e buzëqeshur nga tek më i dobëti tek më i forti, nga tek më i varfri tek më i pasuri.

Si do doje të vdisje?

Rrethuar nga nipërit dhe mbesat, duke lënë një botë më të mirë për ta.

Në ç’gjendje mendore je aktualisht?

Të tjerët më thonë që të ka lëvizur pak fiqiri, po mua mirë më duket vetja :D. 

Cila është motoja jote në jetë?

Sillu me Ò«do gjallesë ashtu siÒ« do doje të silleshin me ty.