
Tashmë e dimë që këngëtari i NRG Band, Besnik Qaka është duke pritur fëmijën e tij të parë nga bashkëshortja e tij, Lolita Begolli. U martuan pak muaj më parë, pasi kishin shpallur fejesën. Gjithçka erdhi papritur, por me ngjarjet e bukura është e lehtë të mësohesh.

Pas dasmës së tyre, ku Lolita dukej mahnitëse, i pamë dhe në dasmën e Labinot Gashit.
Duhet pranuar, që Lolita, edhe pse nuk i përket botës së artit dhe televizionit, ka pamjen e një vajze ekrani. E bukur, me flokë biondë dhe me linja shumë të rregullta, ajo i mahniti të gjithë dhe si e ftuar, teksa u shfaq e veshur me një fustan ngjyrë argjendi, ku barku i dukej shumë pak.

Sot, ajo ka ndarë një foto të re, me dy vajza, që i quan "tezet" e fëmijës që po vjen, të cilat kanë krijuar formën e zemrës mbi barkun e Lolitës, në pritje të ëmbël.

Bluza ende nuk lejon të shihet shumë, megjithatë me siguri barku është rritur dhe pas pak muajsh, Lolita dhe Besniku do të bëhen prindër.
Pa dyshim, një mrekulli në jetën e çiftit!
