
Këngëtarja, Katy Perry, ka tërhequr vëmendjen me një moment të pazakontë gjatë vizitës së saj në Romë. E gjendur përpara Fontana di Trevi dhe pa asnjë monedhë me vete, artistja përdori kartën e saj të kreditit për të shprehur një dëshirë.
Artistja 41-vjeçare ndau në rrjetet sociale momente nga vizita e saj në kryeqytetin italian, ku shfaqet përpara shatërvanit, e veshur me një bluzë gri me kapuç, duke thënë “më jepni dikush një monedhë”, në mënyrë që ta hedhë dhe të bëjë një dëshirë, sipas traditës.
Më pas ajo tha “Ju thashë që nuk jam e mirë me kusurin”, duke iu referuar një vargu nga kënga e saj në albumin
Witness, ku thuhet “Nuk jam e mirë me ndryshimet, por kohët e fundit po hedh shumë monedha”.
Ajo shtoi se ndjeu nevojën të hidhte diçka në Fontana di Trevi “për fat të mirë”. Këngëtarja vendos për pak çaste kartën e saj të kreditit në ujë dhe më pas e nxjerr sërish.
