Këngëtarja Nora Istrefi ka reaguar për herë të parë ndaj zërave se është rikthyer me ish-bashkëshortin Robert Berisha, me të cilin ka edhe një vajzë, Rene.

Prej javësh po qarkullonin aludime për një ribashkim të mundshëm mes Nora Istrefit dhe Robert Berishës, sidomos pas një darke që dyshja kaluan së bashku në Zvicër dhe deklaratave të fundit të Robertit, i cili nuk e përjashtoi një rikthim.

E vendosur përballë këtyre thashethemeve, Nora reagoi me humor, duke qeshur dhe thënë shkurt: “A filluat prapë?, ndërsa u shpreh se çdo njeri e meriton një shans të dytë.

"Besoj që çdo njeri e meriton një shans të dytë, në momentin e duhur por ndoshta jo një të tretë,” u shpreh këngëtarja.