
Jeleku i shpëtimit të një prej të mbijetuarave në tragjedinë e Titatanikut pritet që të dalë në ankand me një çmim që mund të arrijë në 500 mijë dollarë.
Ky relik unik, i ruajtur për më shumë se një shekull, është një nga objektet më autentike që lidhen me natën tragjike të prillit 1912, kur anija më e famshme në histori u fundos në Oqeanin Atlantik, duke marrë me vete mbi 1,500 jetë njerëzish.
Interesi për objekte të tilla mbetet i lartë, pasi çdo artefakt që lidhet me Titanikun konsiderohet pjesë e një historie që vazhdon të tërheq njerëzit edhe sot, më shumë se një shekull pas katastrofës.
Ky ankand pritet të jetë një nga më të rëndësishmit për koleksionet historike detare, ndërsa ekspertët theksojnë se vlera e jelekut nuk është vetëm monetare, por mbi të gjitha simbolike një dëshmi e drejtpërdrejtë e një prej ngjarjeve më tragjike në historinë njerëzore.
