
Një moment i pazakontë dhe i rëndë emocionalisht ka ndodhur gjatë një bisede mes Rogertit dhe moderatores Erjona Rusi, duke lënë të habitur jo vetëm banorët, por edhe publikun që po ndiqte diskutimin.
Gjithçka nisi kur moderatorja e pyeti drejtpërdrejt për arsyen pse kishte hyrë në lojë dhe nëse do të kishte marrë pjesë po të mos ekzistonte çmimi i madh, por vetëm eksperienca televizive.
Erjona: “Nëse s’do të ishte ai çmimi i madh, do të ishte thjesht eksperiencë televizive…”
Rogerti: “S’kisha marrë pjesë.”
Erjona: “A do të ishe sjellë kështu? Ke ardhur të marrësh lekë?”
Rogerti: “Po, do t’ia ruaj djalit, se unë e ndiej që s’do të jetoj mbi pesë vjet.”
Erjona: “Pse?”
Rogerti: “Dua t’ia ruaj djalit tim, pse çka ka?”
Erjona: “Ke të drejtën e botës, thjesht të pyeta.”
Rogerti: “Kam rrjete sociale, do ta shihni të gjithë që ia kam ruajtur, s’ia kam prekur deri në 18 vjeç.”
Në atë moment, në sfond u dëgjua edhe reagimi i Ilnisës, e cila ndërhyri me një fjali të shkurtër:
Ilnisa: “Jo kaq emocional, Rogert”.
Pas kësaj bisede, reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta dhe jo të gjitha në mbështetje të tij. Një pjesë e komentuesve e kanë parë këtë deklaratë si tepër të ngarkuar emocionalisht, madje disa e kanë cilësuar si viktimizim.
