
Reperi Future po përballet me një padi për atësinë, e ngritur nga ish-partnerja e tij, Layla Sanad, e cila pretendon se ai është babai i djalit të saj 9-vjeçar.
Sipas raportimit, Sanad e ka çuar çështjen në gjykatë në Florida për të vërtetuar ligjërisht atësinë dhe për të marrë një urdhër për pagesën e alimentacionit. Ajo kërkon edhe dy vite pagesa prapavepruese.
Nga ana e tij, Future (emri i vërtetë Nayvadius Cash) thuhet se i është përgjigjur duke paraqitur dokumente ku kërkon që çështja në Florida të pushohet dhe të zhvendoset në një “juridiksion më të përshtatshëm”. Ai argumenton se Sanad dhe djali kanë jetuar në Arizona dhe se ai tashmë ka hapur një proces paralel atje.
Në dosjen e Arizonës, Future thuhet se e pranon atësinë e një djali me emrin Kash Wilburn dhe pretendon se ka qenë duke paguar vullnetarisht 3,500 dollarë në muaj si mbështetje financiare.
Gjykata ende nuk ka marrë vendim mbi kërkesën për ta zhvendosur çështjen nga Florida. Ndërkohë, kujtohet se Future raportohet të ketë të paktën shtatë fëmijë dhe ka një djalë 11-vjeçar, Future Zahir, me ish-partneren Ciara.
