Teksa “Big Brother VIP Albania” po i afrohet finales, vëmendja mbetet e përqendruar te marrëdhëniet, raportet dhe deklaratat e finalistëve, brenda dhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë një interviste për “Big Brother Radio” në Top Albania Radio, finalisti Miri ka folur më hapur për eksperiencën e tij në lojë dhe për personat që e kanë surprizuar gjatë këtij rrugëtimi.

I pyetur nëse e ka njohur Selinën jashtë shtëpisë, ai u shpreh qartë se jo, duke shtuar se pikërisht gjatë lojës ajo e ka habitur në mënyrë pozitive.

“Selin nuk e kam njohur jashtë. Kur kemi nisur të luajmë, më ka surprizuar për mirë”, është shprehur Miri.

Deklarata e tij ka tërhequr menjëherë vëmendjen, sidomos në këtë fazë të fundit të spektaklit, kur çdo raport mes banorëve shihet me më shumë vëmendje nga publiku.

Gjatë intervistës, Miri u pyet edhe për situatën e diskutuar të krevatit me Selinën. Për këtë episod, ai dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke thënë se gjithçka ishte “faktorizim”, një qëndrim që e theksoi edhe publikisht.