
Victoria Beckham ka thyer heshtjen për raportin e ftohur me të birin, Brooklyn, duke thënë se ajo dhe bashkëshorti i saj, David Beckham, kanë bërë “gjithmonë vetëm një gjë”: t’i “mbrojnë dhe t’i duan” katër fëmijët e tyre.
Ish-Spice Girl e preku këtë temë për herë të parë gjatë një interviste për Wall Street Journal, të publikuar të enjten.
“Mendoj se gjithmonë… ne i duam fëmijët tanë kaq shumë”, tha Victoria, 51 vjeçe, edhe pse nuk e përmendi Brooklyn me emër. “Ne gjithmonë kemi provuar të jemi prindërit më të mirë që mundemi.”
Ajo vazhdoi: “Dhe e dini, kemi qenë në sytë e publikut prej më shumë se 30 vitesh tashmë, dhe gjithçka që kemi provuar të bëjmë është të mbrojmë fëmijët tanë dhe t’i duam fëmijët tanë. Dhe e dini, kjo është e vetmja gjë që dua të them për këtë.”
