Greg Chapkis, ylli ndërkombëtar i kërcimit nga SHBA, do të jetë pjesë e panelit të gjyqtarëve në World of Dance Albania 8, që do të mbahet më datat 13 dhe 14 Qershor në Tiranë.

Greg Chapkis dhe ekipi i tij, Chapkis Dance, kanë lënë gjurmë në skenën globale të kërcimit, duke fituar çmime në konkurrime prestigjioze si ëorld of Dance dhe Hip Hop International. Ai ka koreografuar për artistë të mëdhenj si Daddy Yankee, Ozuna, Nicky Jam, Karol G, dhe J Balvin, duke krijuar hite virale që kanë kapur miliona fansa në mbarë botën.

 

Përveç performancës dhe koreografisë, Greg është një mësues dhe gjyqtar i njohur ndërkombëtarisht, duke sjellë njohuritë dhe stilin e tij unik në më shumë se 30 vende dhe duke formuar breza të rinj kërcimtarësh dhe grupe të suksesshme.

Fansat e kërcimit në Shqipëri mund ta përjetojnë këtë eksperiencë të jashtëzakonshme më 13 dhe 14 Qershor në Tiranë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ndërkohë, ditën e premte më 24 prill Chapkis do të zhvillojë një ëorkshop ku ftohen që të marrin pjesë kërcimtarë shqiptarë si edhe nxënës shkollash për të marr trajnime dhe leksione.

Por, kush është Greg Chapkis?

Greg lindi në SHBA dhe vjen nga një familje artistësh babai i tij, Gregory Chapkis Sr, ka qenë koreograf i njohur. Ai filloi të kërcejë që në moshë të vogël dhe u ndikua nga stilet klasike, por më pas u orientua drejt hip-hop dhe urban dance. U bë i famshëm si pjesë e ekipit të njohur Chapkis Dance Family, me të cilin performoi në shumë vende të botës.

Ka punuar si koreograf dhe trajner për shumë artistë dhe projekte televizive ndërkombëtare. Greg fitoi popullaritet të madh si trajner dhe gjyqtar në versione të ndryshme të emisionit So You Think You Can Dance (sidomos në Evropën Lindore dhe Ukrainë). Ai është i njohur për stilin e tij energjik, teknikën e fortë dhe karizmën në skenë.

Ai ka themeluar akademinë e tij të kërcimit, ku trajnon kërcimtarë të rinj dhe profesionistë, ndërsa jep masterclass në gjithë botën dhe është shumë i kërkuar në evente ndërkombëtare si jurist dhe mentor.

Stili i tij është një kombinim i hip-hop, freestyle dhe elemente teatrale, ndërsa i kushton shumë rëndësi edhe interpretimit emocional dhe prezencës në skenë, jo vetëm teknikës.