Këngëtari shqiptar Ardit Çuni ka tërhequr vëmendjen më veshjen mirditore në “Eurovision Pre Party” të mbajtur në Londër, një nga eventet më të rëndësishme paraprake të Eurovisionit që bashkon artistë nga vende të ndryshme të botës.
I veshur me një kostum tradicional mirditor në tapetin e kuq, këngëtari solli një element të identitetit shqiptar përpara një publiku ndërkombëtar.
Në këtë event bëhen bashkë këngëtarët që përfaqësojnë vendet e tyre në Eurovision, si dhe artistë të ftuar që kanë spikatur në edicione të ndryshme të festivaleve kombëtare.
Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte performanca e këngës “Vallja e Tropojës”, pjesë e listës së tij artistike, ku publiku iu bashkua duke bërë simbolin e shqiponjës, duke krijuar një atmosferë entuziazmuese dhe plot energji.
View this post on Instagram
Performanca e Ardit Çunit u mirëprit nga publiku, duke promovuar kulturën dhe muzikën shqiptare në një skenë ndërkombëtare. 'Eurovision Pre Party” në Londër u zhvillua në një nga sallat ikonike të qytetit, “Scala”.

