Familja e Sinan Hoxhës këto ditë ndodhet në Tiranë. Këngëtari ka postuar një foto ku vetë është thuajse i maskuar nën kapuç, por Ansin mund ta shohim qartë.

Edhe ai i mbështjellë me xhup, është duke ecur me të atin në një nga rrugët e ish-Bllokut në Tiranë.

 

My ð?¤´

A post shared by Sinan Hoxha (@sinanhoxha_) on

Mendojmë që i ka fotografuar Andrra...e cila duket se ka marrë rolin e fotografes, ndërsa Sinani na tregon ditë pas dite sa i dhënë është pas familjes.

Dje gatuante petulla në shtëpi, ndërsa sot mban Ansin teksa ecin.

Nëse mendoni që këngëtarët e njohur nuk bëjnë asnjë punë e nuk kanë kohë për familje, ja ku Sinani na vërteton të kundërtën, duke u bërë dhe më i dashur për publikun, në rolin e një babai të kujdesshëm.