Viti që lamë pas ishte i dominuar nga trendi i kuadrateve (të ashtuquajturat Gingham), ndërsa këtë vit kthehen në modë Pikat (Aka polka dots).

Do t'i gjeni kudo, në bluza, këmisha, pantallona, fustane e madje dhe në këpucë. Polka dots është një ndër printet e mia të preferuara ndaj do më falni për entuziazmin!

Pikat do pushtojnë gjithë feed-in tuaj në instagram dhe padyshim në rrugët e Tiranës (gjej rastin të them që në rrugët e Tiranës shoh përherë e më tepër vajza me kaq shumë stiiil, nëse nuk më besoni hidhini një sy profilit të @albaniastreetstyle).

Pasarelat e Dior, Ganni, Carolina Herrera janë mbuluar tërësisht nga printet me Pika :D

Pikat i kemi parë herë pas here të kthehen në modë, prandaj nuk përbën më lajm por, si ti veshim?

Këmisha me pika
Një bluzë këmishë polka dot duket shumë bukur veshur me një palë xhinse (kujdes që xhinset mos të kenë lule a printe të ndryshëm)
Fustan me pika
Një fustan me pika mund ta veshësh me një xhaketë lëkure dhe të jesh vajza më In e çdo kohe.
Fundet e gjata me pika
Fundet e gjata me pika mund ti kombinosh me bluzë njëngjyrëshe. Këtë pranverë duhet të bësh patjetër pjesë të garderobës një fund të bardhë me pika të zeza, është trendi i Pranvesrës 2018 siç sugjeroi dhe Fashion Week në Paris së fundmi.

P.S kombinimi me një aksesor të kuq (çantë, këpucë, size etj) përbën atë që unë quaj “Perfect Combo” . Unë e kam veshur me një pale pantallona latex e një French beret të kuqe!

A nuk është trendi më femëror që në vitet ‘50 e veçanërisht në kohërat e Sofia Loren? Polka dots mania? Unë di që do ta shijoj!

Përqafime
Alba