Sam is back!
Para dy ditësh pashë një nga filmat e mi të preferuar "Propozimi" me Robert Redford dhe Demi Moore.
E keni parasysh subjektin?
Një miliarder, tërhiqet kaq shumë nga gruaja e dikujt tjetër sa i propozon të flejë vetëm një natë me të në këmbim të 1 milion dollarëve! Propozimi tundues fut në kurth çiftin e dashuruar, (shumë të varfër). Ata pranojnë ofertën dhe vënë në provë të madhe dashurinë! Për mendimin tim që s’duhet të ndikojë opinionin tuaj;
Dashuria nuk blihet dot me para... S’ka asnjë shifër në botë që mund të blejë zemrën e një gruaje.
Tani për ju kam dy pyetje;
1-Cili mendoni që është mesazhi i filmit?
2-Për 1 milion dollarët më thoni mendimin tuaj tani i vendosur në kontektin e jetës reale.
Bënë mirë qe i pranuan apo jo?
Flisni pa dorashka!
Pres mendimet tuaja...Sam!