E hani mëngjesin çdo ditë dhe nëse po a është ai i shëndetshëm? Mëngjesi është një ndër vaktet më kryesore të ditës dhe të nisësh ditën me ushqimet e duhura mbetet një zgjedhje e zgjuar për të qëndruar të shëndetshëm dhe për të arritur qëllimet që keni me fizikun tuaj. Një mëngjes ideal do të ishte i pasur me proteina, fibra, karbohidrate dhe i gatuar në mënyrën e duhur. Një mëngjes i shëndetshëm  na jep energjinë e duhur për të nisur ditën dhe na ndihmon të mos ndiejmë lodhje, na mban të ngopur duke minimizuar urinë dhe përshpejton metabolizmin tonë. Unë kam përzgjedhur katër receta që mund t’i përdorni për mëngjes.

Nice cream me fara Chia
Vera ka ardhur edhe një nice cream me fruta të grira do na freskonte dhe do na mbante të shëndetshëm. Me pak kalori dhe burim energjie që e merr nga farat Chia. Vendosim në ngrirje kivi, kastravec, dhe spinaq. Më pas i miksojmë dhe shtojmë farat chia.
Tërshërë me kos
Tërshëra është zgjedhja e duhur për këdo që do të qëndrojë i shëndetshëm duke ruajtur dhe format fizike njëkohësisht. Përziejmë tërshërën me kos dhe e dekorojmë duke i shtuar fruta të thata apo fara. Për ata persona që duan të shtojnë peshë do sugjeroja t’i shtonin një banane, çokollatë dhe 1 lugë çaji me gjalp kikiriku.
Tost me salmon
Tosti me salmon dhe kos grek është i pasur me proteina dhe karbohidrate të shëndetsheme. Me pak kalori dhe për të gjithë personat që stërviten ky kombinim do të ishte një mënyrë sesi mund të sigurojnë proteinën nëpërmjet ushqimit. Për të pregatitur një tost të tillë na duhet 1 fetë buke integrale të cilën e lyejmë me kos dhe sipër i vendosim pak salmon.
Tosti Francez
Një mëngjes i shijshëm për të gjithë ne, por veçanërisht për në fundjavë për fëmijët. Na duhet qumësht, pak sheqer dhe 2 vezë të cilat i rrahim në një enë. Më pas lyejmë bukën me përzierjen dhe e skuqim në një tigan me shumë pak vaj ulliri të cilin e kemi nxehur mirë në fillim. Pastaj vendosim tostin në pjatë dhe e dekorojmë. Tosti në foto është dekoruar me kanellë, mjaltë dhe luleshtrydhe.

Këto ishin disa kombinime. Shpresoj t’i provoni dhe shijoni.

Përqafime, Cenkuela!