Hey vajza si jeni? Si po shkojnë pushimet? Andej nga jugu Shqipërisë keni shkuar? Si ju duket këtë vit? Na shkruani përshtypjet tuaja cili është plazhi më i bukur, restoranti apo resorti që ju ka pëlqyer më shumë? Dhe çfarë nuk ju pëlqen? Deti një mrekulli, një perlë, një ëndërr që mund ta lakmojnë danezët, hollandezët, anglezët, islandezët, norvegjezët, finlandezët etj etj...Janë bërë rrugë të reja, investime serioze që meritojnë duartrokitje; janë bërë përpjekje në hoteleri dhe turizëm, shumë më ndryshe këtë vit, por ne kemi disa halle të mëdha shumë që na bëjnë të ndryshojmë me ritmin e breshkës:
- Ne bëjmë punime rrugës me eskavator në mes të plazhit, në mes të gushtit a thua gjithë viti nuk mjafton.
- Ne jemi pak rural si njerëz. Estetikisht kemi probleme thelbësore. Vajza me Bikini Alla Brasiliana që se kanë për gjë të futen në supermarket me kostum banjo, përpara familjareve, përpara të moshuarëve... Eh s'ju mjafton gjithë plazhi.
- Pastaj një dyqan për të blerë bukë s’ka.
- Pastaj si nuk pashë një Yacht, një varkë me vela ( tek tuk ndonjë ta kap radari, nuk them) ca gomone të vogla për ngushëllim. Oh gjithë ai det. S'vijnë ata që kanë Yachte sepse vetëm deti nuk mjafton.
- Po mishi që piqet në hell, pak si afganë dukemi për të huajt. Heqim dhe qeleshen dhe përkulemi para të huajve për t’i dëshmuar mikëpritjen.
-Per trafikun mos flasim pastaj në fundjavë të shtunën dhe të dielën, shkuma na doli.
- As për kamarierët që kur ngrenë duart kupton që as dushi dhomës dhe as deti s’ju ka mjaftuar për ta freskuar pak djersën.
E sa e sa të tjera...
Qeveria do të bëjë punë. Edhe biznesi. Por ndryshimi vjen edhe nga secili prej nesh... Duhet ta kërkojmë dhe pretendojmë se e meritojmë me gjithçka Zoti na ka taksur. Ky nuk është status racist. Une e dua Shqipërinë më shumë se çdo gjë tjetër...
Por nëse je një nga këta këtu lart, duhet seriozisht të reflektosh!