Sot, për ta si prindër nuk është një ditë e zakonshme! Emocionet me siguri i kanë shoqëruar prej kohësh, por momenti i madh erdhi. Për këngëtaren e njohur Aurela Gaçe dhe bashkëshortin e saj Skerdi, fillimi i shkollës dhe rrugëtimit të dijes për vajzën e tyre Grace që shkon në klasë të parë sot është një nga ato ngjarje dhe gëzime të cilën ata kanë preferuar ta ndajnë me të gjithë.

Në hyrje të shkollës, përpara se e bija të zërë vend në klasë, këngëtarja dhe partneri i saj nuk e kanë kursyer një foto me Grace, së cilës lumturia i lexohet në sy, ndërsa nga pozitat e prindërve, Aurela ka shkruar: "Jeta jonë e vogël po rritet".

Një emocion i tillë nuk mund të mbahet vetëm për vete, por ai ndahet me të gjithë në mënyrën më origjinale të mundshme!

Suksese Grace!