
Një vit i ri po vjen dhe shumë nga ju dhe ne, në këtë vit të vjetër që po lëmë pas, do të mbyllim shumë histori. Këngëtari i njohur Mateus Frroku 2019-ta do ta gjejë single. I ftuar sot në emisionin “Ditë e re” në Ora News, Mateus ka treguar se lidhja e tij e dashurisë 9-vjeçare ka marrë fund.
“Jo nuk e vazhdoj më lidhjen. Nuk jemi më bashkë”,-ka treguar Mateus.

Kohë më parë, Mateus tregoi edhe momente nga fejesa e tij, kur shkëmbenin unazat me ish të dashurën. Mirëpo, mesa duket gjërat nuk kanë funksionuar mes tyre.
