Kejvina Kthella është një ndër modelet më të komentuara shqiptare. Mirëpo, velina e emisionit “Xing me Ermalin” është treguar e kujdesshme sa i përket lidhjeve të saj të dashurisë. Së fundmi dyshohet se ajo është në një lidhje me futbollistin e kombëtares shqiptare Bekim Balaj. Dyshja janë fotografuar në një nga klubet e kryeqytetit teksa kërcenin dhe përqafoheshin, çfarë i ka shtuar dyshimet se ata janë bashkë.

Nga fotot e siguruara nga Intv.al Bekimi dhe Kejvina duken mjaft të afërt me njëri-tjetrin. Gjithsesi, do të na duhet një konfirmim nga protagonistët për këtë lidhje…