
4 nga 5 çifte e konsiderojnë Facebook-un si një arsye kryesore pse i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Kjo ndodh sepse njerëzit shpenzojnë më shumë kohë në internet sesa me njëri-tjetrin. Gjithsesi, ju mund të rrini me partnerin tuaj gjithë ditën, mirëpo nëse nuk jeni të lumtur me njëri-tjetrin, kjo kohë nuk vlen për marrëdhënien tuaj. Mund të qëndroni shumë pak me të, por kjo kohë duhet të jetë cilësore. Bright Side na tregon 5 gjërat që bëjnë çiftet e lumtura përpara se të flenë:
-Gatuani dhe hani së bashku. Procesi i gatimit do t’ju bëjë ta njihni më shumë njëri-tjetrin dhe do të ketë edhe batuta të lezetshme mes jush.

-Flisni për gjërat e bukura që ju kanë ndodhur gjatë ditës. Ndonjëherë ne shfryhemi më shumë seç duhet me partnerin/partneren. Ne harrojmë të tregojmë gjërat e bukura që mund të na kenë ndodhur gjatë ditës.
-Shikojeni njëri-tjetrin në sy. Gjatë këtij procesi, ju mund ta ndjeni partnerin tuaj. Një lidhje energjie e padukshme krijohet kur ju shikoheni në sy. Kjo ju ndihmon të thyeni barrierat.
-Sipas studimeve, çiftet që i bëjnë njëri-tjetrit masazhe të rregullta ndihen më të kënaqur. Kjo gjë përmirëson mirëqenien tuaj në çift dhe redukton stresin.
-Këndoni për partnerin tuaj. Kjo gjë do të krijojë një situatë humori mes jush. Gjithashtu, këndimi ka efekte pozitive psikologjike dhe përmirëson mirëqenien.
