
Nuk mund ta mohojmë që protagonizmi i tij në ekranin e Top Channel, na ka munguar të gjithëve! Pasi deklaroi vendimin për të mos prezantuar më "The Voice", vetëm pak kohë më vonë erdhi edhe vendimi tjetër i rëndësishëm për të mbyllur të gjitha profilet e tij personale në rrjetet sociale, ku ishte mjaftueshëm në vëmendjen e audiencës virtuale, por edhe medias, njëherësh! Ndaj, pa drojë mund ta themi që Ledion Liço na kishte munguar të gjithëve.

Këtë herë ai është rikthyer, por kujdes! Sipas mënyrës origjinale të bashkëshortes së tij, Sara Hoxha. Siç kemi konstatuar nga fotot e fundit të trashëgimtares së pasur të Top Channel, ajo ndodhet këto ditë në Amsterdam, ku përmes një fotoje na tregoi edhe "mëkatin" që e lëndon si nënë, sa herë që ndodhet larg të birit, London. Me sa duket, çifti i njohur i showbiz-it shqiptar, Sara dhe Ledion Liço kanë ndërmarrë një udhëtim së bashku, të cilin po e shijojnë mjaftueshëm.
Sara ndërkohë ka zgjedhur që të postojë foto ushqimesh të ndryshme, e në mesin e tyre ka ndarë edhe një foto të Ledionit që është duke shijuar një pije.

Ndaj, për të gjithë ata që u kishte munguar portreti dhe prezenca e Ledion Liço, atë na e riktheu më së miri, e shoqja, Sara Hoxha!
