Bukuroshja shqiptare feston sot 27-vjetorin e lindjes dhe me shumë mundësi që për të është një nga ditëlindjet më të veçanta. Sepse, nuk është vetëm një vit më shumë, por sepse vetëm pas pak kohësh jeta e saj do të ndryshojë përgjithmonë. Do t'i gëzohet statusit të nënës, për të parën herë! Gëzim më të madh për një vajzë nuk mund të ketë!


Por, edhe pse ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori i mirënjohur turk Tolgahan Sayisman presin që t'i gëzohen krijesës më të re që do t'i bashkohet çiftit të tyre, sërish në ditë speciale ka vend për urime zemre për njeriun e zemrës. Kështu, sot në ditëlindjen e Almedës, i shoqi Tolgahan ka zgjedhur një dedikim special për të, e mes rreshtash ka përfshirë edhe disa fjalë shqip. "Gëzuar ditëlindjen më e bukura e botës. E kalofsh pjesen tjetër të jetës si bukuria e zemrës tënde. Të dua shumë", ka shkruar ai.

Ndërkohë, vetëm pak orë më parë, ish-Missi shqiptar, ka zgjedhur që t'i bëjë një urim vetes sot për ditëlindje, e për këtë ka zgjedhur një foto të vjetër të nxjerrë nga arkivat e albumeve familjare, por nuk është treguar aspak egoiste. Nuk ka harruar që veçmas urimit për veten, të kujtojnë edhe përvjetorin e dytë të martesës së saj me dashurinë e jetës, Tolgahan.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

A post shared by Almeda Abazi Sayisman (@almeda92) on

Ndaj, sot ka dy arsye të forta që ata të festojnë së bashku! Shumë urime për ta!