Jam Samanta! Një dedikim për Kylie kisha:

Hey Kylie Jenner ti je shpresa e vetme në planet që çdo vajze pa asnjë talent të spikatur mund të bëhet e famshme duke bërë skandale, duke vendosur kamera edhe në dush, duke bërë 1 milion ndërhyrje që 18 vjeç, duke nxjerrë sheshit çdo pjesë intime me diskrecion. Sot që ti fitove këtë status dua t’i them ngushëllime çdo vajze të aftë dhe të talentuar që ia del me vështirësi të mbyllë muajin dhe bravo prindërve që të lindën në Amerikë në tokën e 1000 miliardë mundësive ku ndodh që dhe një njeri bosh si ty një herë në shekull të shpallet bilionere! Shifrave i përkulemi dhe i themi suksese, por modelit Kylie më pak me thënë të drejtën! Jo për gjë por ti, Oprah dhe Beyonce nuk mund të qëndroni në të njëjtën listë ngjitur!

P.S Ky status nuk ka asnjë ngjyrim urrejtje, zilie apo polemike!

Thjesht tek Revista Class e duam Kylie Jenner për klikime, por si model gruaje do të donim që në vend të saj të triumfonte talenti, puna, dinjiteti... që duken si fjalë të dala mode!