Në 15 shtator u finalizua me sukses etapa e parë e regjistrimeve në akademinë, tashmë më të njohur në kryeqytet. Të shumtë në numër janë ata që kanë zgjedhur Dermolife Academy, për një eksperiencë ndryshe mësimore dhe praktike, me staf super të kualifikuar dhe kryesorja: kush studion dhe regjistrohet në Dermolife Academy e ka të sigurt punësimin. Pas fazës së parë të suksesshme, mësohet se faza e dytë është drejt finalizmit për për programet 3-6 mujore, si edhe 1-2 vjeçare.
Studentët e parë kanë marrë leksione të vlefshme në këtë akademi nga stafi pedagogjik shqiptaro-italian, me eksperiencë shumë vjeçare në fushën e estetikës dhe ndër më të kualifikuarit në këtë zhanër. Programi mësimor i kurseve që zhvillohen në këtë akademi ka lehtësira nga më të ndryshmet, bashkë me trajnimet të cilat zhvillohen në një spektër të gjerë. Përveç studentëve të Dermolife Academy, në leksione mund të marrin pjesë edhe mjekë, dentistë, farmacistë, dhe të gjithë vijnë për një qëllim të përbashkët. Të marrin një mësim të vlefshëm në kuadrin e leksionit apo të praktikës, përmes lektorëve që ofrojnë përvojën e tyre në këtë shkollë. Sepse Dermolife Academy është e vemtja shkollë profesionale në Shqipëri, që lektorët i ka në nivel doktorësh.
E veçanta tjetër që ofron kjo shkollë, është fakti se aty ka program modular. Përveç atyre studentëve që zgjedhin shkollën dy vjeçare, mund të ketë persona që kanë hapur tashmë një aktivitetet në fushën e estetikës dhe kanë bërë një shkollim të mëparshëm, por duan të thellohen në një fushë të caktuar, siç është lazeri, apo peeling. Për t'i dhënë një tjetër standard nivelit të tyre të shkollimit, Dermolife Academy fokusohet pikërisht në spektre modulare të caktuara, që zgjasin vetëm tre muaj dhe në fund studenti pajiset me çertifikatë.
Praktika e studentëve kryhet brenda ambienteve të poliklinikës së Dermolife, sepse aty është vendosur e gjithë struktura e aparaturave të fundit dhe më moderne për t'ju mundësuar studentëve praktikën në nivelet e profesionalizmit. Sepse ky është thelbi i strategjisë se si funksionon kjo akademi! Gjtihçka që merret në leksion, mësohet në praktikë!
View this post on Instagram
Risia tjetër që mundëson Dermolife Academy, është fakti se bashkëpunimi me universitetin e njohur "La Sapienza" në Itali, ju hap dyert e një eksperience të re, nëse ju ngulmoni për një kualifikim tjetër jashtë Shqipërisë. Dhe vetëm me një periudhë të shkurtër studimesh, ju mund të pajiseni me një çerfitikatë që ju njihet kudo në Evropë.
Çfarë prisni? Mundësinë ideale për një shkollim kualitativ në fushën e estetikës i gjeni tek "Dermolife Academy". Kjo është përvoja e studimit që ju duhet në një nivel bashkëkohor dhe të vlefshëm për të gjithë ju të interesuar për fushën e estetikës.