
Ylli i njohur i ‘Friends’, 51 vjeç, thuhet se është e emocionuar që ka në ankand foton nudo, në bardhë e zi nudo për një kauzë të mirë.
Në pamjen ikonike, të 1995-ës, Jennifer pa gjatë gjithë kohës kamerën plotësisht e zhveshur.

Fotografi, Mark Seliger, u sigurua që të gjitha pjesët e saj intime të fshiheshin me mençuri.
Duke shpërndarë lajmet emocionuese në mediat sociale, Jennifer postoi një klip të Markut gjatë punës në studio, si dhe një imazh të dytë të fotografisë së famshme.

"Shoku im i dashur @markseliger u bashkua me @radvocacy dhe @christiesinc në ankandin me 25 portre, përfshirë edhe timin â?ºï¸, për lehtësimin e COVID-19 ...", ka shkruar ajo.
"100% e të ardhurave nga shitjet e këtij portreti do të shkojnë në @NAFClinics, një organizatë e cila ofron testimin dhe kujdesin falas ndaj koronavirusit në të gjithë vendin.
Jennifer shtoi: "Linku është në bion time për të mësuar më shumë rreth ankandit. Faleminderit përsëri Mark-ut që më lejoi të bëhem pjesë e këtij # radart4aid."

Portrete të tjerë të të famshmëve gjithashtu për ankand nga koleksioni i fotografit janë Leonardo DiCaprio, Dr. Dre, Snoop Dogg dhe Billie Eilish.
