Naomi Campbell ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me ardhjen në jetë të vajzës së saj. Duke biseduar me DJ amerikan dhe producentin muzikor D-Nice për serialin e saj në YouTube, No Filter With Naomi, supermodelja tha se ajo ishte duke dëgjuar Bob Marley-n ndërsa po bëhej nënë.

51-vjeçarja, e cila njoftoi ardhjen e fëmijës së saj të parë në fillim të këtij muaji, tha se shpesh i është drejtuar muzikës gjatë momenteve të veçanta të jetës së saj.

Campbell ishte duke diskutuar rëndësinë e muzikës dhe trashëgimisë afrikane, dhe biseda u drejtua tek muzikanti xhamajkan Bob Marley, i cili vdiq në vitin 1981, në moshën 36-vjeçare.

"Muzika është si ... Në momentet e mia më të veçanta, ju e dini që sapo u bëra nënë, kam qenë duke dëgjuar Bob Marley-n. Këto janë rrënjët e mia, e dini? Janë rrënjët e mia."

Campbell njoftoi ardhjen e vajzës së saj pak ditë më parë, para ditëlindjes së saj të 51-të. Në një postim në Instagram, me një foto të dorës së saj duke mbajtur këmbët e së bijës, ajo shkroi:

“Një bekim i vogël i bukur më ka zgjedhur të jem nëna e saj. Kështu që, jam e nderuar që kam këtë shpirt të butë në jetën time. Nuk ka fjalë për të përshkruar lidhjen e përjetshme që tani ndaj me ty engjëlli im. Nuk ka dashuri më të madhe.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Naomi Campbell (@naomi)

Lajm ishte i papritur, pasi Naomi nuk e kishte bërë të ditur se do të bëhej nënë. Megjithatë, ajo ende nuk e ka zbuluar nëse e lindi vetë, apo si erdhi në jetë e bija.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Naomi Campbell (@naomi)

LEXONI EDHE:

Supermodelja e famshme bëhet nënë për herë të parë në fshehtësi të plotë