Rrugëtimi i Adrianos në Love Story ka qenë i shkurtër, megjithatë ai është munduar t’u japë një mundësi të gjitha vajzave për të dalë e për t’i njohur më shumë. Një prej vajzave për të cilën ai shprehu një pëlqim të menjëhershëm, ishte Eda. Mirëpo, diçka ndodhi dhe ai nuk e zgjodhi më për takim, edhe pse mes tyre gjithçka shkoi mirë.
I pyetur sot në “Talk Love Story” se pse e largoi Edën, Adriano la të kuptohej se ata nuk janë larguar, por thjesht kanë mbetur miq të mirë.
“Nuk mendoj se mbaroi mes nesh. I qëndroj fjalës që thashë që ditën e parë kur takova Edën: Ajo do të jetë në jetën time qoftë edhe në mënyrë shoqërore. Madje, do jetë ndër të paktat që do qëndrojë në jetën time për gjatë”, -u shpreh ai.
Në fund, vajzat u pyetën nëse mendojnë se Adriano do të dalë vetëm nga programi të hënën dhe veç Xhenit dhe Sellmës, të gjitha vajzat mendonin se ai nuk do zgjidhte asnjërën.
Tani presim të hënën të shohim nëse Adrino do dalë çift me ndonjërën nga vajzat.