Katerina dhe Eni takimin e fundit e patën në Malin e Zi dhe kaluan ditën e parë të plotë së bashku.

Pasi folën më shumë për njëri-tjetrin, ranë dakord që të vazhdojnë në Shqipëri njohjen dhe më pas do të qëndrojnë në vendin ku do të përshtaten më mirë.

Po mendoj që të të mbaj këtu për një periudhë kohe, se me këtë rast njihemi akoma më mirë edhe jashtë kamerave, ose jashtë programit. Pastaj, pse jo, mund ta shohim veten të dy bashkë në Itali” – tha Eni, por edhe Katerina kishte menduar të njëjtën gjë.

Të them të drejtën, kam menduar këtë gjë. Edhe unë kam thënë ok, të kaloj pak kohë këtu kur të mbarojë emisioni edhe të shikojmë si do shkojnë gjërat. Atje ku do njihemi më mirë do rrimë, do shkojmë”.

Pas shumë çastesh romantike, takimi u mbyll me Katerinën dhe Enin në dhomën e gjumit.

Ndërsa në skenën e “Love Story”, Eni dhe Katerina ia shprehën njëri-tjetrit dashurinë hapur. “Për këtë përgjigje, kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë….” – tha Katerina, ndërsa Eni shtoi: “Unë kam edhe shprehjen time… Kush ka edhe zemër. Për sytë që shkëlqejnë dhe për dashurinë” ,– tha ai.

Me një letër romantike, në të cilën ka rrëfyer të gjithë rrugëtimin e saj dhe të Enit, Katerina kishte përgatitur edhe një kolazh me foto nga takimet që kanë bërë me njëri-tjetrin. Enit i duhej që të vendoste sipas radhës, punë që për të nuk ishte aspak e vështirë, sepse i mbante mend të gjitha takimet.

Pas fotove, Katerina kishte shkruar “Të dua” dhe me këtë, të gjithë e kuptuan vendimin e të dyve për rrugëtimin pas “Love Story”.