Rrugëtimi i Bleonës në një skenë si ‘Love Story’ ishte jo më pak dinamik se vetë protagonistët. Jo vetëm për opinionet, për të cilat ajo është kujdesur që të jetë gjithmonë racionale, por edhe për humorin dhe origjinalitetin që e shoqëron.

Megjithatë, për anën e saj sentimentale, edhe pse ka marrë pjesë në një spektakël dashurie, Bleona nuk është “kujdesur” shumë. Ose më mirë, nuk ka pasur shumë fat. Në njërën prej mbrëmjeve të spektaklit, Bleona tha se në “Love Story 3” ajo ka vendosur të martohet.

Ndërsa sonte, pyetjes direkte të Alketës se çfarë po ndodh me situatën sentimentale të saj, Bleona iu përgjigj se gjatë këtyre muajve në Tiranë nuk është shfaqur asnjë djalë shqiptar. Por po pret “Love Story 3”.

Erdha në Shqipëri me idenë që njerëzit e dinë që jam vetëm, hëngra për dy muaj në restorant dhe nuk erdhi asnjë njeri, nuk kam çfarë t’u bëj… the best sushi in town, nuk erdhi asnjë djalë, çfarë të them unë më tepër tani? Më shumë se kaq, ju pres në “Love Story 3”.