Një rrugëtim i gjatë 6-mujor mbërrin sonte në natën e fundit duke regjistruar për të dytën herë një sukses në ekranin e Tv Klan. Vera Grabocka, Alketa Vejsiu dhe Ilda Lumani mbyllin sonte edicionin e dytë të programit të dashurisë, që këtë herë ka qenë mjaft dinamik edhe për shkak të formulës së tij të re.

Katër fronistët që u ulën në muajin tetor në ‘fronin’ e ‘Love Story’, e mbyllën rrugëtimin e tyre të dashurisë pa pritur fundin. Daniela, njëra nga fronistet, u largua nga programi pa e gjendur ende dashurinë, edhe pse u duk se ajo dhe Viliani do të kishin një histori të bukur.

Dea, biondia e bukur e “Love Story”, la programin për ta jetuar dashurinë e saj jashtë me të zgjedhurin, Albionin.

Kristi, nga ana tjetër, pati gjithashtu një rrugëtim dinamik në “Love Story”, ndonëse nuk pati një “goditje” për ndonjërën nga vajzat me të cilat ai doli në takime.

Xhoni, pak javë më parë e la programin për të jetuar dashurinë me Rominën jashtë kamerave me Rominën, ndërsa Katerina dhe Adriano, dy fronistët e rinj që e mbyllin sonte rrugëtimin e tyre në “Love Story” do ta zbulojnë sonte rrugëtimin e tyre në “Love Story”.

Po sonte çfarë do të ndodhë?

Finalja ka rezervuar surpriza, po stafi ka zbuluar se disa nga fronistët do të jenë të ftuar për të rrëfyer si ka qenë jeta e tyre jashtë këtij rrugëtimi në “Love Story”.

Kështu, Daniela, Dea, Kristi do të ndajnë me publikun disa prej takimeve më emocionuese gjatë këtij rrugëtimi, por edhe Xhoni me Rominën gjithashtu do të jenë të ftuar për të zbuluar më shumë për jetën e tyre të re jashtë dritave të “Love Story”.

Po me Adrianon dhe Katerinën mbrëmjen e sotme, çfarë do të ndodhë?

Adriano, në rrugëtimin e tij të fundit në Itali, zgjodhi Xhenin dhe Sellmën, por ende nuk e ka zbuluar nëse njëra prej tyre do të jetë e zgjedhura e tij. Ndërsa Katerina dhe Eni kanë pasur një rrugëtim shumë romantik në Mal të Zi, por as ata nuk e zbulojnë çfarë kanë vendosut të bëjnë pas mbrëmjes së sotme.

Finalja e sotme ka rezervuar shumë surpriza, kështu që nuk duhet humbur. Një program dashurie në emër të dashurisë, sonte do të kurorëzojë histori të bukura. Emocione që nuk duhen humbur.