Në takimin e tyre të fundit dhe në rrugëtimin e fundit, Adriano dhe Sellma kanë kanë ndarë me njëri-tjetrit të gjitha emocionet e rrugëtimit të tyre të shkurtër në “Love Story”.
“Nëse do merrnim një vendim që të vazhdonim bashkë, je gati për një kapërcim aq të madh, se oqeani është shumë i madh? – ishte pyetja që Adriano i drejtoi Sellmës: “Mbase do kërkoja më shumë kohë, mbase po. Nuk e di, nuk jam shumë e qartë” ,– tha Sellma.
Të dy u përballën në skenën e “Love Story”, ku nuk ia kursyen njëri-tjetrit vlerësimet, por menduan se për ta do ishte më mirë të ishin shokë shumë të mirë. Sepse u përkisnin dy botëve të ndryshme.
“Sa herë të shikoj makinë apo muzikë, do më kujtojë Sellmën duke kënduar këngë shqiptare. Jam shumë i lumtur që kam takuar një njeri si ty, në disa momente që nuk janë aspak normale. Rrugëtimi im ka qenë i shkurtër, kemi pasur më shumë mundësi se të tjerët për t’u njohur, por ne folëm dhe ramë dakord që u përkasim dy botëve të ndryshme.”