Fifi u shpreh shumë e lumtur për romancën e saj të re, të premten në “Më lër të flas”. Ajo dhe Adis Patushi e bënë lidhjen e tyre publike pak kohë më parë dhe gjërat po shkojnë shumë mirë me sa po shohim nga rrjetet sociale. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

Siç dihet, Adisi është ish-bashkëshorti i Adrola Dushit dhe për këtë arsye, e ftuar në “Why Not”, modelja nuk i ka shpëtuar pyetjes se ç’mendim ka për Fifin.

“Fifi është një artiste që na ka prekur zemrat të gjithëve. Me të vërtetë e vlerësoj shumë si artiste, me tekstet e saj, me muzikën e saj, me zërin e saj…”, -është përgjigjur Adrola, para se të pyetej specifikisht se ç’mendim ka për “lëvizjet e fundit të Fifit”.

“Fifi është një nga ata njerëz që mendoj se i duhet shumë lumturi në jetë dhe ia uroj me gjithë zemër. Çfarë mund të them tjetër për Fifin?!”, -e mbylli ajo.

Adrola dhe Adisi kanë bashkë një djalë 8-vjeçar, të quajtur Troi.