Pas muajsh të vështirë, të mbushur me ankth, forcë dhe shpresë, Antigona Ramosaj ka ndarë më në fund lajmin e bukur që e ka fituar betejën me kancerin.

Përmes një postimi në Instagram, nëna e Beatrix dhe Alban Ramosajt bëri të ditur se ka marrë lajmin më të bukur të jetës së saj dhe se tashmë është zyrtarisht e lirë nga sëmundja. Një lajm që vjen pas një periudhe të gjatë e delikate, gjatë së cilës ajo foli hapur për diagnozën dhe për trajtimet që po kalonte, përfshirë edhe kimioterapinë.

Sot, mora lajmin më të bukur të jetës sime: Nuk kam më kancer.

Zemra ime është plot mirënjohje për fëmijët e mi, motrën time, mamin tim dhe të gjithë familjen time që më qëndruan pranë në çdo hap të rrugës. Miqve të mi dhe të gjithë juve që më mbështetët, u lutët për mua dhe më ngritët kur kisha më shumë nevojë, ju falënderoj nga thellësia e zemrës sime.

Ky udhëtim nuk ishte i lehtë, por më kujtoi se sa e çmuar është vërtet jeta. Sot, festoj jetën, forcën dhe një fillim të ri. Përgjithmonë mirënjohëse.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Antigone Ramosaj (@antigoneramosaj)