
Aktorja Jaclyn Smith ka tërhequr vëmendjen me deklaratën e saj për sekretin e bukurisë dhe energjisë që vazhdon ta karakterizojë edhe në moshën 80-vjeçare.
Ajo mori pjesë në darkën gala të organizuar për 50-vjetorin e serialit legjendar “Charlie's Angels”, ku u shfaq në krah të koleges së saj Kate Jackson.
E pyetur nga gazetarët për mënyrën se si vazhdon të duket kaq rinore, Smith dha një përgjigje të thjeshtë dhe të shkurtër: 'Të jetosh shëndetshëm dhe të të duan'.
Aktorja tregoi se lumturia e saj lidhet kryesisht me familjen dhe njerëzit e afërt.
Ajo foli me shumë emocion për bashkëshortin e saj, kirurgun Brad Allen, me të cilin është e martuar prej vitit 1997 si dhe për dy fëmijët dhe tre nipërit e mbesat.
Sipas saj, dashuria dhe mbështetja familjare janë elementi më i rëndësishëm në jetën e saj. 'Për mua, gjithçka varet nga dashuria dhe familja', u shpreh Smith.
