
Brikena Selmani dhe Mateo Borri janë një nga çiftet më të komentuar dhe më të ndjekur në rrjetet sociale, duket se nuk po kalojnë një periudhë të mirë në marrëdhënien e tyre.
Së fundmi, Brikena ka publikuar në InstaStory një foto nga makina, të shoqëruar vetëm me një emoji zemre të thyer.
Ky detaj i vogël ka mjaftuar që në rrjet të nisin aludimet se mes çiftit mund të ketë ndodhur diçka, madje shumë ndjekës po dyshojnë edhe për një ndarje të mundshme.
Dyshimet janë shtuar edhe më tepër pasi fansat kanë vënë re se Brikena dhe Mateo kanë fshirë të gjitha fotot që kanë pasur bashkë, ndërsa nuk ndiqen më me njëri-tjetrin.
Mbetet për t’u parë nëse bëhet fjalë thjesht për një zënkë momentale apo nëse ata janë ndarë përfundimisht.

