
Një lëvizje e fundit në rrjetet sociale ka ngritur pikëpyetje mes ndjekësve të Selin dhe Gjesti, të cilët duket se nuk ndiqen më në Instagram.
Detaji nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat, të cilët kanë nisur menjëherë të spekulojnë për një ftohje të mundshme të marrëdhënies mes tyre. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht, heqja e ndjekjes ka mjaftuar që në rrjet të nisin aludimet për një krisje në raportet që deri më tani janë perceptuar si miqësore.
Ajo që e bën situatën edhe më interesante është fakti se Gjesti prej kohësh ka pasur një raport të afërt me partnerin e Selin, Gimbo.
Gjatë kohës kur Selin dhe Gimbo ishin pjesë e Big Brother VIP Albania, Gjesti nuk e ka fshehur skepticizmin e tij për lidhjen e tyre. Në atë periudhë ai bëri edhe disa komente ironike në rrjetet sociale, në një moment kur Selin ishte në qendër të diskutimeve të publikut.
Megjithatë, pas përfundimit të spektaklit, këngëtari ndryshoi qëndrim, duke u shfaqur mbështetës ndaj çiftit dhe duke lënë të kuptohej se e konsideronte marrëdhënien e tyre të sinqertë.
Pikërisht për këtë arsye, fakti që sot Selin dhe Gjesti nuk ndiqen më në Instagram ka ngjallur kureshtje të madhe. Deri tani nuk ka asnjë sqarim mbi arsyet që mund të kenë çuar në këtë situatë dhe mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një keqkuptim të momentit apo për një prishje më serioze të raporteve mes tyre.
