Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner, kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit në dasmën e tyre 3 ditore në Sicili. Festa madhështore nisi pasditen e së shtunës në rezidencën e shekullit të XVIII.

Ndonëse fotot zyrtare të nuses dhe dhëndrit ende nuk kanë dalë, kjo konsiderohet padyshim dasma e vitit në botën e shoëbiz-it. Rreth 200 të ftuar, darka luksoze, ëmbëlsira tradicionale dhe detaje të shumta u bënë publike gjë që treguan dashurinë dashurië e çiftit.

Momenti më emocionues i ceremonisë ishte kur legjenda e muzikës, Sir Elton John, performoi hitin e tij të famshëm “Your Song”. Ai udhëtoi me avion privat nga Farnborough dhe mbërriti në vilë vetëm një orë para nisjes.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua origjinës shqiptare të Duas. Gjatë festës pati muzikë shqiptare dhe pati kërcime tradicionale nga një komunitet shqiptar lokal, ku prindërit e Duas, Dukagjini dhe Anesa, kërcyen dhe duartrokitën me shumë entuziazëm.

Dhe për muzikën shqiptare u kujdes këngëtari Besnik Qaka, i cili udhëtoi nga Prishtina në Palermo për dasmën e Duas. Ceremonia u përmbyll me një spektakël fishekzjarrësh që zgjati dhjetë minuta.