Kimia mes Jennifer Lopez dhe Brett Goldstein në filmin e ri romantik “Office Romance” ka ndezur menjëherë spekulimet në rrjetet sociale për një romancë mes tyre.

Fansat po pyesin nëse afërsia mes dy yjeve mbetet vetëm në ekran apo mund të jetë shenja e nisjes së një romance edhe jashtë xhirimeve të filmit. Në këtë film, Lopez luan rolin e Jackie Cruz, një drejtuese e fuqishme kompanie që fillon një lidhje sekrete me punonjësin e saj të ri Daniel, i luajtur nga Brett Goldstein.

Me kalimin e kohës, romanca e tyre zhvillohet në diçka serioze. Në një video të shkurtër të ndarë në profilin zyrtar të Netflix në Instagram, vëmendje e veçantë iu kushtua afërsisë dhe kimisë së personazheve kryesorë.

"Office Romance" u drejtua nga OI Parker dhe u shkrua nga Goldstein me Joe Kelly. Anëtarë të tjerë të kastit përfshijnë Betty Gilpin, Amy Sedaris, Tony Hale, Bradley Whitford dhe Edward James Olmos.

Filmi shënon gjithashtu rikthimin e Lopez në Netflix, pasi më parë luajti në trillerin aksion të vitit 2023, Mother, dhe në filmin aksion fantastiko-shkencor të vitit 2024, Atlas.