Këngëtari i njohur Blero ka rrëfyer së fundmi detaje për jetën e tij personale, duke treguar si është njohur me bashkëshorten.

Në një intervistë, ai u shpreh se njohja me bashkëshorten ka ardhur përmes shoqërisë së përbashkët, ndërsa kur u pyet se si e fitoi zemrën e saj, Blero u përgjigj shkurt: “Kur ja vë syrin një femre, nuk ka se si të bëhet ndryshe.”

Duke folur për faktin se kjo është martesa e tij e tretë, këngëtari theksoi se çdo eksperiencë i ka shërbyer si mësim jete.

Pjesë nga intervita:

Si jeni njohur me bashkëshorten?

Blero: Përmes shoqërisë së përbashkët.

Si ju bëri për vete?

Blero: Kur ja vë syrin një femre, nuk ka mundësi të bëhet ndryshe.

I ke dhënë fund beqarisë për herë të tretë. Çfarë keni fituar dhe humbur nga këto eksperienca?

Blero: Jam pasuruar në kuptimin e jetës dhe vendimeve të mia. Nuk jam pishman për asgjë, është një mësim jetësor dhe jam krenar që kam pasur të bëj me persona të tillë.