Lëvizën të gjithë dynjanë, por më në fund u dorëzuan. S’kishte si të ndodhte ndryshe. Në Paris, në qytetin klasik të dashurisë, dashuria nuk mund të fshihet. Kështu ka ndodhur edhe për çiftin e shumëpërfolur të showbiz-it Getoar Selimi dhe Marina Vjollca. Pas fotove të postuara nga kjo e fundit pranë kullës Eiffel në Paris, Geti postonte foto nga Tirana, si për të zhdukur gjurmët, deri pak minuta më parë, kur kanë postuar një foto të dy bashkë me deklaratën e fuqishme të reperit të njohur: “Asgjë nuk shkëlqen më shumë se ty”. Asgjë më shumë nuk i ka mbetur as Marinës, veç ripostimit të kësaj deklarate dashurie në qytetin e përjetshëm romantik. Ç’mund të thuhet më shumë tani që të dy e pranuan publikisht lidhjen? Urime çiftit!