
Kush është mama e kupton më së miri në lëkurë këtë ndjesi! Sepse nuk është përjetimi i vetëm që një gruaje i ndodh, pasi bëhet nënë për herë të parë, por edhe për të disatën herë. Emocionet janë të njëjta sa herë largohesh nga fëmija, sidomos kur ai është ende i mitur.

Kështu, në një situatë të ngjashme është gjendur sot trashëgimtarja e pasur e Top Channel, Sara Hoxha. Mami i Londonit të vogël ka ndërmarrë një udhëtim dhe siç duket ajo ndodhet në Amsterdam, ndërsa ka zgjedhur që të postojë një foto, e bashkë me të edhe një dixhiturë që thotë shumë për gjendjen e saj emocionale sa herë largohet nga i biri.
View this post on InstagramIt may seem like I am enjoying myself but my mom guilt/separation anxiety won’t let með??
“Duket sikur po kënaqem por ankthi dhe faji i një nëne që është ndarë (nga i biri) nuk më lë”, shkruan ajo në foto. Ndërkohë që, nuk ka vonuar shumë mesazhi i motrës së saj, Redia Hoxha. Ajo i ka shkruar në Instagram se “Dondon është në duar të sigurta”!
Me shumë gjasë, edhe ky mesazh nuk ia ka hequr ndjesinë e fajit të saj si nënë, sa herë që i duhet të udhëtojë jashtë vendit pa të birin! Eh, nënat!
