
Nënë e bir kanë lindur në një ditë, por ky 5 shkurt sot është edhe më i veçantë për të! Sepse mami Çiljeta ka vendosur të bëhet nostalgjike dhe të kthehet pas në kohë, plot gjashtë vite më parë kur solli në jetë birin e saj, Fernandon.

Me siguri, që edhe pse për të është një ditë speciale, sepse edhe ajo ka ditëlindjen, sërish vëmendjen absolute e ka marrë i vogli Fernando, i cili mbush 6 vjeç sot.

Çiljeta i ka surprizuar të gjithë duke publikuar foto të rralla nga momente e lindjes së të birit, ndërkohë që ka edhe një dedikim të ndjerë për të. “Faleminderit ZOT që si sot 6 vjet më parë në ditën time të lindjes më bekove me dashurinë më të madhe që mund të bekohet një femër birin tim Fernandon”, shkruan ajo.
View this post on Instagram
Ne i urojmë edhe 100 mami Çiljetës dhe birit të saj Fernando!
