Vetëm një natë pas premierës së spektaklit “Love Story”, i cili ka nisur këtë të hënë në Tv Klan, profilet e vajzave kanë nisur të bëhen virale. Pas prezantimit të tyre një natë më parë për të gjithë publikun, kanë nisur të lakohen emrat e parë në rrjet, ca më shumë të preferuar e të tjera më pak. Megjithëse në fillim ishte lajmëruar se nata e parë do të kishte dy eliminime, në fund është mësuar nga produksioni se asnjëra nga vajzat nuk do të eliminohej që në natën e parë… kështu që 18 bukuroshet që do të luftojnë javë pas jave për të fituar zemrën e Saimirit, javën e parë janë ndarë të lumtura nga “Love Story”.
View this post on Instagram
Konkurrentet në garë janë të natyrave të ndryshme; sportive, mendjehapura, me profesione nga më të ndryshmet, secila prej tyre i ka vënë vetes një qëllim – të fitojë zemrën e Saimirit.
View this post on Instagram
Krahas dy binjakeve, të cilat u prezantuan dhe ngatërruan pak mendjen e Saimirit mbrëmjen e djeshme, në garë kanë ardhur bashkë edhe dy mikesha të ngushta për të “luftuar” për të njëjtin djalë. Enxhi dhe Juli, të cilat janë bërë pjesë e këtij 'reality dating', kanë tërhequr njëra-tjetrën. Në një intervistë për "Daily Love Story”, Enxhi tha se “rivale” të vetme shikon vetëm shoqen e saj, Juli: “Shoqen time, Juli. Erdhëm bashkë këtu për të provuar veten. Isha unë ajo që e nxita për të ardhur… Do të sfidojmë veten dhe njëra-tjetrën për të fituar zemrën e Saimirit.
Edhe Juli, gjithashtu mendon se Saimirit i ka rënë në sy, kështu që edhe ajo mendon të shkojë sa më gjatë në këtë garë. Mbetet vetëm të shohim ç’do të ndodhë me to në javët e ardhshme.