Një reagim i papritur ka ardhur nga dy motrat binjake që kanë ardhur së bashku në “Love Story”, Silvana dhe Albana, të cilat kanë kritikuar në mënyrë të ashpër konkurrentet e tjera, lidhur me sjelljet e tyre me Saimirin në prapaskenë.

Dy motrat e kanë cilësuar si të tepruar faktin që fill pas përfundimit të spektaklit, disa nga vajzat janë sulur për të puthur e përqafuar Saimirin.

Spektakli shkoi shumë mirë, u argëtuam, pamë videoklipet tona. Në prapaskena kishte shumë skena që nuk na pëlqyen. Shumë sjellje të vajzave që nuk ishin fare të hijshme ndaj Saimirit. U hodhën shumë, sipas meje, nuk i ka hije një femre të hidhet herën e dytë që sheh një djalë, në atë mënyrë.

Dukej sikur po shihnin zotin në tokë, Është diçka reciproke, ne duhet të japim dhe ai të na japi. Ishte shumica e vajzave, nuk kam frikë ta them sepse jam shumë transparente dhe e drejtëpërdrejtë, nuk më pëlqeu fare kjo pjesë”, është shprehur njëra nga binjaket.

Më tej, ato i kanë dhënë edhe një këshillë konkurrenteve të tjera, madje thonë se sjellja e tyre ishte pa dinjitet dhe e degraduar.

Problemi ishte se sapo ikën dritat, kamerat, shpërtheu aty, as unë s'e prisja. Edhe ne e përshëndetëm të gjitha, i dhamë një puthje normalisht. Pastaj sa u fikën kamerat, vajzat iu turrën, shumica. Kush i mbështetej këtej e kush i mbështetej andej. Sjellje që kaloi në degradim, sipas meje, dhe nuk i ka absolutisht hije dhe nuk e nxjerr mirë një femër.

Ta theksojmë që kjo ishte prapaskena, në skenë ishte çdo gjë përfekte, vajzat ishin princesha në skenë, më pëlqyen shumë.

Unë vajzave u jap një këshillë, nuk është qortim. Vajza, mësohuni të silleni. Ashtu siç u sollët në skenë, bëhuni dhe në prapaskenë me Saimirin. Sepse ju jep dinjitet në radhë të parë, gjërat e tjera s'kanë rëndësi nëse nuk keni dinjitet”,- kanë përmbyllur motrat binjake të “Love Story”.

Madje, ato kanë kritikuar edhe Saimirin. E cilësojnë si një mashkull të dobët që pranoi sjelljen e konkurrenteve, që sipas motrave, ishte e degraduar.

Në një intervistë për “Daily Love Story”, ato janë shprehur të indinjuara teksa kanë parë që protagonisti 33-vjeçar e ka pranuar sjelljen e tyre.

"Unë, me mentalitetin e mbyllur, jemi dy pole të kundërta, por fakti që Saimiri e lëshoi veten, i jap dhe të drejtë se çdo mashkull nuk do e kishte refezuar një situatë të tillë, por të shohim. Do e vlerësoja nëse ai do e evitonte sadopak".

"Unë pashë ekzagjerim në sjellje, nuk pashë normalitet, se unë jam njeriu më i hapur në botë, kemi ardhur për dashurinë këtu dhe kush të jetë më e zonja ta gjejë, por jo në këtë mënyrë. Dashuria, sipas meje, nuk gjendet në këtë mënyrë dhe një mashkull inteligjent nuk i pëlqen kjo llojë sjelljeje. Ai është shumë i pashëm, unë e kuptoj, por nuk është normale. Mua më vjen shumë keq që pashë skena të tilla.

Fakti që më shqetëson më shumë te sjellja e Saimirit është fakti që një djalë mund të lejojë gjëra të tilla”,- është shprehur njëra nga motrat.

Më tej, Silvana ka shtuar se është zhgënjyer më parë nga eksperiencat që ka pasur dhe këtu ka ardhur me shpresën për të gjetur diçka ndryshe. Ajo thekson se meshkujt me sjellje të dobët ndaj femrave i krijojnë pasiguri.

Mua do më krijonte pasiguri edhe për mashkullin që unë kërkoj sepse e përsëris, erdha me gjithë besimin që mund të gjeja diçka ndryshe nga ato që kam pasur, eksperiencat që kam pasur dhe jam zhgënjyër. Sepse sjellet që meshkujt janë të dobët ndaj femrës i kam parë shpeshherë dhe ndodh gjithmonë. Këtu doja të gjeja diçka ndryshe dhe shpresoj ta gjej”,- u shpreh ajo.